Ndërlidhjet

Shah: Kampioni i Gruzisë kapet duke i shikuar lëvizjet në telefonin mobil


Kampioni i Gruzisë në shah, kryemjeshtri Gaioz Nigalidze,është përjasjhtuar nga turneu ndërkombëtar në Dubai, pasi është zënë duke i shikuar lëvizjet në telefonin e tij mobil në nevojtore, gjatë një loje të mbrëmshme.

Rivali i tij në këtë lojë të xhiros së gjashtë, Tigran Petrosjan i Armenisë, është ankuar pasi kampioni i dyfishtë i Gjeorgjisë, Gaioz Nigalidze, kishte shkuar shpesh në nevojtore ndërmjet lëvizjeve.

Organizuesit e turneut ndërkombëtar e gjetën Nigalidzen në një kthinë, ku e kishte fshehur telefonin në letër toaleti.

Gyjqtari kryesor i turneut, Abdul Rahim, tha se këtë incident e ka raportuar në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE).

Sipas gjyqtarit Rahim, nëse shpallet fajtor për këtë incident, Nigalidze mund të suspendohet nga të gjitha turnetë gjatë tri viteve të fundit dhe t’i anulohen rezultatet e arritura në to.

XS
SM
MD
LG