Ndërlidhjet

Raporti: Irani i pezullon pelegrinazhet në A. Saudite


Pamje e pelegrinëve iranianë duke arritur në aeroportin Xheda në Arabinë Saudite
Pamje e pelegrinëve iranianë duke arritur në aeroportin Xheda në Arabinë Saudite

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Irani i ka pezulluar fluturimet për në Arabinë Saudite për pelegrinët e festivalit Umrah, gjatë gjithë vitit në Mekë, për shkak të dyshimeve të abuzimit seksual të dy djemve të rinj iranianë nga ana e oficerëve të sigurisë së Arabisë Saudite në aeroportin ndërkombëtare në Xheda, në muajin mars.

“Derisa këto njerëz fajtorë të mos dalin në gjykatë dhe të dënohen, Umrah do të ndalet dhe fluturimet iraniane do të pezullohen”, ka raportuar agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, INSA, duke e cituar ministrin e kulturës së Iranit, Ali Jannati.

Mëtutje, ai ka theksuar se autorët e dyshuar të keqtrajtimit ishin arrestuar nga autoritetet saudite, të cilat kanë prmetuar dënimin e tyre.

Ky rast ka ndodhur në kohën e tensioneve ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite për shkak të situatës në Jemen, ku sauditët e udhëheqin koalicionin, i cili po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi, që dyshohet se mbështeten nga Irani.

XS
SM
MD
LG