Ndërlidhjet

Dekreti i Putinit kundërshtohet nga Uashingtoni


Sistemi raketor rus S-300
Sistemi raketor rus S-300

Shtëpia e Bardhë tha sot se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka shprehur vërejtjet ndaj Moskës, lidhur me planin për tërheqjen e ndalesës së dërgimit të sistemit raketor S-300 në Iran.

Gjatë një bisede telefonike me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, zoti Kerry e ka bërë të qartë kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij veprimi rus.

Ky dekret ka shkaktuar kundërshtime edhe në Izrael.

Më herët gjatë ditës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin me të cilin tërhiqet ndalesa për dërgimin e sistemeve raketore me precizitet të lartë të tipit S-300 në Iran.

Këtë ndalesë, Rusia e kishte bërë në vitin 2010, nga presioni i perëndimit, pasi ishte mbështetur rundi i fundit i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.

Pas ndalesës së Rusisë, ishte anuluar edhe një kontratë për dërgimin e sistemeve S-300.

Por sot, Kremlini ka njoftuar se dekreti është tërhequr dhe Rusia mund t’i dërgoj këto sisteme në Iran.

XS
SM
MD
LG