Ndërlidhjet

Qeveria holandeze paditet për ndryshimet klimatike


Ilustrim
Ilustrim

Aktivistët në Holandë kanë paditur qeverinë për dështimin që të mbrojë qytetarët nga ndryshimet klimatike.

Padia, e hartuar nga rreth 900 qytetarë, ka për qëllim të detyrojë autoritetet që të reduktojnë emetimet sa më shpejt.

Seanca e parë dëgjimore është hapur sot në Hagë.

Thuhet se është hera e parë në Evropë që qytetarët bëjnë përpjekje të mbajnë përgjegjës shtetin për ndryshimet klimatike.

Aktivistët, të udhëhequr nga Fondacioni Urgenda, duan që gjykatësit të detyrojnë Qeverinë holandeze që të reduktojë emetimet e karbonit deri në 40 për qind deri në vitin 2020.

XS
SM
MD
LG