Ndërlidhjet

Merkel: Sanksionet kundër Iranit të hiqen bashkërisht


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje vendeve që kanë vendosur sanskione kundër Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor, që të kenë qasje të unifikuar në heqjen e tyre.

Deklarata vjen një ditë pasi Rusia ka thënë se do të dërgojë sisteme raketore S-300 në Iran.

“U bëj thirrje njerëzve që t’i heqin sanksionet së bashku, sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Merkel për gazetarët në Berlin.

Më 2 prill, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania – kanë arritur një marrëveshje kornizë, sipas së cilës, Republika Islamike do të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanskioneve ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se sanksionet do të hiqen gradualisht.

XS
SM
MD
LG