Ndërlidhjet

Al Shababi sulmon ministritë në Somali


Somali - foto arkivi
Somali - foto arkivi

Së paku pesë persona janë vrarë pasi militantët islamistë të Al Shababit kanë sulmuar dy ministri qeveritare në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Personat e armatosur kanë sulmuar ndërtesën ku ndodhen Ministria e Arsimit dhe ajo e Naftës.

Së paku dy sulmues janë vrarë po ashtu në incident.

Al Shababi ka qenë përgjegjës edhe për sulmin në një kampus universitar në Kenia, pak ditë më parë, nga i cili kanë humbur jetën 148 persona, shumica studentë të krishterë.

XS
SM
MD
LG