Irani ka bërë të ditur se ai dhe gjashtë fuqitë botërore do rinisin bisedimet për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për kufizimin e programit bërthamor të Iranit, më 21 prill.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, ka thënë të martën në Madrid se zyrtarët iranianë dhe të BE-së, së bashku me përfaqësues të Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara do të fillojnë “hartimin e tekstit” të marrëveshjes së përhershme.
Zarif nuk ka saktësuar se ku do të mbahen bisedimet.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur marrëveshjen kornizë më 2 prill në Lozanë të Zvicrës.
Sipas dokumentit, Irani do të kufuzojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet deri më 30 qershor.