Ndërlidhjet

Thaçi viziton Beogradin nëse ka gatishmëri atje


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë Beogradin më 24 prill, nëse për një gjë të tillë ka gatishmëri atje.

Thaçi është ftuar nga organizata joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim, në një konferencë me temën: “Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor”.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Ministria i është përgjigjur pozitivisht ftesës, sepse “këto vizita e ndihmojnë procesin e normalizimit të marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”.

Ai, megjithatë, ka thënë se kjo është përgjigjja paraprake.

“Nëse do të ketë vizitë, nuk varet nga Kosova, por gatishmëria në Beograd”, ka thënë Selimi.

XS
SM
MD
LG