Ndërlidhjet

Shteti Islamik me kundërofenzivë në Ramadi


Ilustrim
Ilustrim

Banorët e krahinës perëndimore irakiane të Anbarit, kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik e kanë nisur një kundër ofenzivë afër qytetit të Ramadit, duke okupuar tre fshatra që ishin nën kontrollin e forcave qeveritare.

Në njërin nga fshatrat, militantët e kanë bombarduar stacionin policor dhe e kanë marrë nën kontroll një central elektrik.

Raportohet se luftimet po vazhdojnë në skajin lindor të Ramadit rreth dy kilometra prej një ndërtese qeveritare, derisa trupat qeveritare po përkrahen nga sulmet ajrore.

Beteja po ndodh vetëm dy ditë pasi forcat irakiane e kanë nisur një operacion që ka për qëllim rimarrjen e territoreve nga IS-i, në pjesën verilindore të Ramadit.

Militantët kanë okupuar pjesë të mëdha të krahinës së Anbarit në veri të Irakut, në qershor të vitit të kaluar, por i kanë humbur ato gjatë muajve të fundit.

Ata u përballen me humbje të mëdha gjatë këtij muaji kur trupat irakiane të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane dhe milicitë shiite iraniane i kanë larguar militantët nga Tikriti, në veri të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG