Ndërlidhjet

Putin: Sanksionet duan ‘kontrollimin’ e Rusisë


Presidenti rus në emision televiz, Vladimir Putin
Presidenti rus në emision televiz, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë sot se sanksionet perëndimore kanë për qëllim pengimin e Rusisë, duke thënë se roli i Moskës në konfliktin e Ukrainës janë vetëm pretekst për masa ndëshkuese të BE-së, SHBA-ve dhe shteteve të tjera.

Putin i ka bërë këto komente gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve në një emision të drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Ai ka thënë se qëllimi sanksioneve është “kontrollimi” i Rusisë ndërsa ka parashikuar se ato nuk dot të hiqen shpejtë.

SHBA-të dhe BE-ja thonë se qëllimi i sanksioneve është ndryshimi i sjelljes së Rusisë pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska që Kievi dhe vendet perëndimore thonë se u bë ilegalisht dhe përkrahjes së rebelëve pro rusë në lindje të Ukrainës.

Putin pretendon se Rusia është duke iu përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit për konfliktin e Ukrainës dhe se sanksionet nuk kanë fare të bëjë me situatën në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG