Lufta civile në Siri ka marrë jetën e 220 mijë personave prejse ka nisur lufta në vitin 2011, raporton agjencia gjermane e lajmeve, DPA duke u mbështetur në të dhënat e obesrvatoriumit sirian për të drejtat e njeriut.
Në mesin e viktimave janë edhe 67 293 civilë, ndonëse shifra totale nuk përfshinë të burgosurit dhe viktimat e kidnapuara.
Raportohet se 20 mijë persona janë zhdukur brenda burgjeve dhe qendrave të paraburgimit të regjimit të Bashar al Assad.
Qeveria momentalisht kontrollon shumicën e qyteteve të mëdha si dhe zona strategjike në qendër të Sirisë dhe bregdetin mesdhetar të vendit.
Ndërkaq grupet ekstremiste kontrollojnë shumicën e zonës lindore dhe verilindore të Sirisë.