Ndërlidhjet

Selimi nuk konfirmon shkuarjen e Thaçit në Beograd


Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.
Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, “i është përgjigjur pozitivisht ftesës” për të marrë pjesë në një konferencë në Beograd, por nuk ka saktësuar nëse Thaçi do të shkojë ose jo në kryeqytetin serb.

Radio Evropa e Lirë ka marrë deklaratën nga Selimi, pasi mediumi serb B92 ka raportuar se Thaçi ka konfirmuar shkuarjen në Beograd për të marrë pjesë në konferencën “Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor”, me ftesë të organizatës joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim.

“Varet nëse ka vullnet politik në Qeverinë serbe që të mundësohet vizita e tillë”, ka thënë Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG