Ndërlidhjet

Italia kërkon ndihmë nga BE-ja për migrantët


Itali
Itali

Italia ka bërë thirrje për më shumë ndihmë nga Bashkimi Evropian, për të trajtuar numrin në rritje të migrantëve, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar Mesdheun.

Rreth 10,000 njerëz janë shpëtuar derisa kanë bërë përpjekje të arrijnë Italinë, ditëve të fundit, ndërsa qindra kanë vdekur qysh në fillim të vitit.

“Nuk kemi përgjigje adekuate nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni.

Vitin e kaluar, 170,000 njerëz, që kanë ikur nga varfëria dhe konflikti në Afrikë dhe Lindje të Mesme, kanë arritur në Itali përmes rrugëve të rrezikshme.

XS
SM
MD
LG