Ndërlidhjet

Opsioni ushtarak për Iranin mbetet “i paprekur”


Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se opsioni ushtarak për të parandaluar Iranin nga posedimi i armëve bërthamore mbetet “i paprekur”, pavarësisht vendimit të Rusisë për të furnizuar Republikën Islamike me raketa tokë-ajër S-300.

“Ne e dimë potencialin e këtij sistemi që do t’i shitet Iranit dhe e kemi llogaritur gjatë planifikimit tonë”, ka thënë Dempsey.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka vendosur t’i shesë raketa Iranit.

Mirëpo, Putin ka thënë se vendimi i tij lidhet me dëshirën e Iranit për të zgjidhur kontestin për programin e tij bërthamor.

XS
SM
MD
LG