Ndërlidhjet

Sulme ksenofobike në Afrikën e Jugut


Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Dyqane të pronarëve të huaj në Johansburg janë sulmuar dhe plaçkitur, në serinë e fundit të sulmeve ksenofibike.

Policia në Afrikën e Jugut ka bërë të ditur se rreth 200 shtetas të huaj janë strehuar në një stacion policor dhe se 12 njerëz janë arrestuar në lidhje me sulmet.

Dhuna ndodh pas tubimit të së enjtes kundër ksenofobisë në qytetin Durban dhe thirrjeve për paqe të presidentit Jacob Zuma.

Së paku pesë njerëz kanë vdekur në sulmet kundër të huajve në javët e fundit.

Shumë të papunë në Afrikën e Jugut akuzojnë të huajt se kanë zënë vendet e punës.

Norma e papunësisë në këtë vend është 24 për qind.

XS
SM
MD
LG