Ndërlidhjet

BE: Vizitat të bëhen bazuar në Marrëveshjen e Brukselit


Bruksel
Bruksel

Bashkimi Evropian ka thënë se në rast të vizitës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Serbi, duhet të respektohen procedurat që parasheh Marrëveshja e Brukselit.

“Marrëveshja është arritur midis dy palëve. Procedura (për vizita) shkon përmes zyrave ndërlidhëse. Me sa di unë, BE-ja nuk ka ndodnjë rol të caktuar për këto çështje”, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh zëvendëskryeministër i parë, është ftuar për të marrë pjesë në konferencën “Integrimi Evropian i Ballkanit Perëndimor”, javën e ardhshme në Beograd, nga organizata joqeveritare Këshilli Rinor për Arsim.

Por, Prokurori i Krimeve të Luftës në Serbi, Vlladimir Vukçeviq, ka paralajmëruar Thaçin se mund të arrestohet nëse vendos që të shkojë atje, duke thënë se urdhër-arresti për të është ende në fuqi në Serbi.

XS
SM
MD
LG