Ndërlidhjet

Assadi e fajëson Turqinë për humbjen e Idlibit


Bashar al Assad
Bashar al Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad, e ka fajësuar Turqinë për rënien e qytetit veriperëndimor sirian, Idlib në kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Në një intervistë të publikuar në të përditshmen suedeze, Expressen, Assad ka thënë se logjistika dhe përkrahja tjetër ushtarake shumë e madhe e ofruar nga Turqia ka luajtur rol kyq në humbjen e forcave të tij në Idlib.

Zëdhënësi i qeverisë turke megjithatë i ka hedhur poshtë pretendimet e Assadit.

Idlib, që gjendet afër kufirit me Turqinë, është marrë nën kontroll nga grupet islamike, përfshirë edhe degët e Al Klaidës në Siri, Frontin Nusra dhe grupin ultra konservator, Ahrar al Sham.

XS
SM
MD
LG