Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë vonë se është i befasuar me ndalesën e gjatë të shitjes së raketave të Rusisë në Iran.
Zoti Obama theksoi se ishte i befasuar që Moska kaq gjatë e ka shtyrë këtë vendim, duke pasur parasysh raportet e tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Shtëpia e Bardhë më herët e ka kritikuar shpalljen e Rusisë se do ta tërheq ndalesën pesëvjeçare të dërgimit të sistemeve raketore në Iran.
Moska tha se vendimi për ndalesën e vitit 2010, për shkak të programit atomik iranian, më nuk është i domosdoshëm.
Presidenti Obama, mëtutje, tha se “ekonomia ruse është nën presion dhe kjo ishte shitje e rëndësishme”.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës dhe për mbështetjen ruse të separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.
Por, Rusia i ka kundërshtuar akuzat se kryengritësit në Ukrianë i furnizon me armatim, trupa dhe fonde.