Ndërlidhjet

Irak: IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në konsullatën amerikane


Pamje e qytetit Irbil në Irak nga ajri
Pamje e qytetit Irbil në Irak nga ajri

Grupi ekstremist, Shteti islamik (IS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë afër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në rajonin autonom kurd në Irak, me ç’rast janë vrarë dy turq.

Në një audio mesazh, të postuar sot në Internet, grupi militant, Shteti Islamik, tha se ka eksploduar makina – bombë, “e lënë në ndërtesën e Konsullatës amerikane në qytet, që ka çuar në vrasjen dhe plagosjen e shumë prej tyre”.

Por, Departamenti amerikan i shtetit tha se sulmi në Ainkava, afër kryeqytetit rajonal kurd, Irbil, nuk e ka vrarë e as plagosur asnjë punonjës të konsullatës.

Zyrtarët thanë dje se tre vetë janë vrarë.

Por, Saman Barzanchi, shef i Departamentit për mjekësi të Irbilit, tha sot se ishin vrarë dy kurdë të Turqisë dhe tetë vetë ishin plagosur.

XS
SM
MD
LG