Ndërlidhjet

Raportet: Qindra persona të zhdukur pas fundosjes së anijes


Pamje nga një operacion i shpëtimit të migrantëve ilegalë nga kufitarët italianë
Pamje nga një operacion i shpëtimit të migrantëve ilegalë nga kufitarët italianë

Mediat italiane raportojnë se ka shqetësime se më se 700 vetë mund të jenë të vdekur, pasi një anije e mbushur përplot me imigrantë është fundosur në bredgetin e Libisë gjatë natës së kaluar.

Roja Bregdetare e Italisë ka njoftuar sot se 28 vetë janë shpëtuar në këtë incident tragjik, që ka ndodhur afër ujërave të Libisë, në jug të ishullit italian, Lampeduza.

Policia, po ashtu, tha se janë gjetur 24 trupa të pajetë.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka vlerësuar se afro 20 mijë njerëz nga Afrika dhe Lindja e Mesme kanë arritur në bregdetin italian këtë vit.

Por, më se 900 vetë kanë humbur jetën deri tash këtë vit, në përpjekjet e dështuara për të kaluar në Itali.

Papa Françesk ka kërkuar nga liderët botërorë që “të veprojnë me vendosmëri dhe shpejtësi për t’i ndalur këto tragjedi”.

XS
SM
MD
LG