Ndërlidhjet

Kryediplomatët e BE-së, diskutim për migrantët


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, pritet të diskutojnë sot për krizën me migracionin ilegal.

Takimi i Luksemburgut pritet të mbahet një ditë pas raportimit të dyshimit se 700 migrantë janë vrarë pasi anija e tyre është fundosur në Mesdhe.

Presionin ndaj BE po rritet për të bërë më shumë që tragjedi të tilla të evitohen.

Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë nevojë për më shumë anije dhe se ata duhet të luftojnë më shumë trafikantët e njerëzve.

Deri më tash, 35 mijë azilantë dhe migrantë kanë arritur të hyjnë në Evropë, ndërsa mbi 900 raportohet se e kanë humbur jetën në këtë rrugëtim.

XS
SM
MD
LG