Ndërlidhjet

Presidenti i Qipros turke zgjidhet me balotazh


Dervis Eroglu një nga kandidatët për president të Qipros turke
Dervis Eroglu një nga kandidatët për president të Qipros turke

Zgjedhjet presidenciale në Qipron turke do të kenë edhe raundin e dytë, ku do të përballet dy nga 7 kandidatët e raundit të parë.

Presidenti aktual, Dervish Eroglu dhe sfiduesi, Mustafa Akinxhi, janë kandidatët e mbetur.

Pjesëmarrja në raundin e parë mbi 62 % nga 177 mijë banorët me të drejtë vote.

Muajin e ardhshëm ndërkaq pritet të vazhdojnë bisedimet për bashkimin e ishullit të ndarë në dy pjesë, atë turke dhe greke.

Vendi është i ndarë prej vitit 1974 pas okupimit turk që e kundërshtonte grusht-shtetin e përkrahësve të bashkimit të Qipros me Greqinë.

Bisedimet për paqe janë ndërprerë vitin e kaluar pas përplasheve rreth të drejtës së shfrytëzimit të rezervave potenciale të gazit në bregdet.

XS
SM
MD
LG