Ndërlidhjet

Jinping po e viziton Pakistanin


Presidenti kinez, Xi Jinping - Arkiv
Presidenti kinez, Xi Jinping - Arkiv

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka arritur në Pakistan sot për një vizitë që të dy vendet thonë se do të nxisë lidhjet ekonomike në mes tyre.

Xi pritet të zbulojë projektet në infrastrukturë dhe energji që kanë vlerë prej 46 miliardë dollarë.

Pekingu dhe Islamabadi shpresojnë që të vendosin një korridor ekonomik në mes të dy vendeve, duke lidhur portin pakistanez Guadar në Detin Arabik me rajonin Xinjang të Kinës.

Korridori pritet të kalojë përmes krahinës së varfër pakistaneze të Baluçistanit, që është dërmuar nga kryengritja separatiste, grupet kriminale dhe militantët islamik.

XS
SM
MD
LG