Ndërlidhjet

Afganistan: Sulme dhe kidnapime të reja


Ilustrim
Ilustrim

Kryengritesit e kanë sulmuar një stacion policor në qytetin jugor afgan, Lashkar e Gar.

Sipas shefit të policosë në krahinën e Helmandit, policia e ka rrethuar ndërtesën ku së paku dyshohej se ende gjendeshin dy prej kryengritësve sulmues.

Krahina e Helmandit ku gjendet ky qytet ka prani të madhe të talibanëve.

Ndërkaq, persona të armatosur raportohet se kanë kidnapuar së paku 12 mina pastrues afganë në krahinën lindore të Paktias.

Asnjë grup deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë rast.

XS
SM
MD
LG