Ndërlidhjet

Shpërtim masiv në Sanaa


Jemen - Ilustrim
Jemen - Ilustrim

Një sulm ajror ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin jemenas, Sanaa ka shkaktuar një shpërthim masiv që ka dëmtuar dritaret e shtëpeve, thonë banorët duke shtuar se ky është detonimi më i madh që e kanë dëgjuar në 3 javët e bombardimeve.

Reuters raporton se ende nuk ka informacione për viktima si pasojë këtij bombardimi që ngriti një shtëllungë të madhe të tymit të zi në erë.

Arabia Saudite është duke e udhëhequr koalicionin e vendeve sunite arabe që po kryen sulme ajrore ndaj caqeve të grupit shiit, Huthi në Jemen.

XS
SM
MD
LG