Ndërlidhjet

Kurz, kërkon reagim të shpejtë për migrantët


Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz - Arkiv
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz - Arkiv

Po vazhdojnë reagimet e diplomatëve evropianë rreth krizës me migrantët ilegalë që duke e kaluar Mesdheun po tentojnë të arrijnë në Evropë.

Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, pasi ka arritur në Luksemburg ku pritet të fillojë takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ka thënë se ndër të tjera BE duhet të luftojë edhe trafikantët e njerëzve.

"Na duhen qendra të azilit në origjinë. Fillimisht ne duhet të parandalojmë njerëzit që të nisen në këto udhëtimi të vdekjes. Dhe, ne duhet të luftojmë trafikanët e njerëzve. Ne nuk do të gjejmë ndonjë zgjidhje nëse nuk e bëjmë këtë”, ka thënë kryediplomati austriak, Kurz.

XS
SM
MD
LG