Ndërlidhjet

Vritet gjeorgjiani që luftonte në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Një tjetër qytetar i Gjeorgjisë është vrarë duke luftuar përkrah forcave qeveritare dhe kundër rebelëve pro rusë në pjesën lindore të Ukrainës.

Ministri i mbrojtjes së Gjeorgjisë, Mindia Janelidze, ka thënë sot se qeveria në Tbilisi do të paguaj të gjitha shpenzimet e kthimit të trupit të Giorgi Janelidze nga Ukraina.

Megjithë mbiemrin e njëjtë ministri i mbrojtjes nuk ka lidhje familje me luftetarin gjeorgjian të vrarë në Ukrainë.

Janelidze është qytetari i tretë i Gjeorgjisë që vritet në front në Ukrainën lindore.

Raportohet se 60 gjeorgjianë luftojnë përkrah forcave qeveritare të Ukrainës dhe mbi 10 nënshtetas të Gjeorgjisë luftojnë përkrahë rebelëve pro rusë.

XS
SM
MD
LG