Ndërlidhjet

Sulm në kryeqytetin e Somalisë, 10 të vrarë


Mogadishu, Somali - foto arkivi
Mogadishu, Somali - foto arkivi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një kafeneje në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke vrarë së paku 10 njerëz.

Autoritetet thonë se vendi ku ka ndodhur shpërthimi nuk është larg pallatit presidencial.

Ato janë duke hetuar nëse makina bombë është shpërthyer nga sulmues vetëvrasës apo me telekomandë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi Al Shababin.

Ky grup, që ka lidhje me Al Kaidën, ka sulmuar të hënën një makinë të Fondacionit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara, duke vrarë së paku shtatë persona.

XS
SM
MD
LG