Ndërlidhjet

Kolorado: 37 vjeçari e “vret” kompjuterin që nuk i punonte


Ilustrim
Ilustrim

Policia amerikane në Kolorado ka njoftuar se një 37 vjeçar e ka bartur kompjuterin e tij deri në rrugë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.

Autoritetet thonë se ai ishte zemëruar me kompjuterin e tij pasi nuk i punonte si duhet.

Lucas Hinch, sipas hetimeve të policisë në Kolorado, “ishte zemëruar me kompjuterin që disa muaj nuk i ka punuar si duhet”.

Komunikata e policisë ishte emërtuar “njeriu vret kompjuterin e tij”.

Sipas policisë, Hinch nuk e ka ditur që ky veprim përbënte shkelje të ligjit.

XS
SM
MD
LG