Ndërlidhjet

Jon Stewart largohet nga ‘Daily Show’ më 6 gusht


Presidenti Barack Obama gjatë një prej emisioneve, Daily Show me Jon Stewart
Presidenti Barack Obama gjatë një prej emisioneve, Daily Show me Jon Stewart

Moderatori i njohur amerikan, Jon Stewart do e udhëheqë emisionin e njohur “The Daily Show” deri më 6 gusht, ka njoftuar vet gazetari.

Njoftimin Stewart e ka dhënë me ironi duke thënë se atai “kanë disa informacione specifike” se si do të jetë episoda finale me të si moderator.

“Mesiguri se do e vesh një kostum dhe ka gjasa që do të kem bërë edhe dush”, ka thënë Stewart.

Në muajin shkurt, ai kishte thënë se do të largohet nga udhëheqja e këtij emisioni pas 16 vjetësh në krye të programit që transmetohet në ‘Comedy Central’.

Ai do të zëvendësohet nga Trevor Noah, komediani nga Afrika e Jugut.

XS
SM
MD
LG