Ndërlidhjet

Irani e përshendet ndalimin e bombardimit të Jemenit


Ilustrim
Ilustrim

Irani e ka mirëpritur ndalimin e sulmeve ajrore katër javore në Jemen nga një koalicion që udhëhiqej nga Arabia Saudite.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Iranit, Marzieh Afkham është cituar duke thënë se ndalimi i vrasjës së njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur është një hap para.

Arabia Saudite ka njoftuar mbrëmë vonë se e ka ndaluar fushatën kundër rebelëve shiit, Huthi në Jemen duke thënë se tashmë janë arritur qëllimet.

Mirëpo, koalicioni i shteteve sunite do të vazhdojë të parandalojë “lëvizjen e luftetarëve të Huthive” brenda Jemenit.

XS
SM
MD
LG