Ndërlidhjet

Arrestohet shkencëtari rus për zbulim të materialeve sekrete


Vladimir Golubev
Vladimir Golubev

Një fizikant bërthamor rus është arrestuar me dyshimin se ka zbuluar materiale sekrete gjatë një konference shkencore në Pragë.

Avokati i Vladimir Golubev, Yevgeny Gubin, ka thënë sot se klienti i tij është arrestuar gjatë natës në qytetin e Sarovit, në një qendër për kërkime bërthamore në rajonin e Nizhni Novgorodit, që dikur ishte vendi ku gjendej një ndërtesë e rëndësishme e armatimit bërthamor sovjetik.

Gubin ka thënë se ai planifikon që ta apelojë paraburgosjen e klientit të tij.

Hetuesit thonë se Golubev, 66 vjeçar, ka zbuluar materiale sekrete gjatë një konference ndërkombëtare në kryeqytetin çek, në vitin 2013.

Golubev i hedh poshtë akuzat.

Ai thotë se informatat në raportin e tij janë marrë nga burime të hapura si revista shkencore dhe të cilat nuk mund të konsiderohen si materiale sekrete.

XS
SM
MD
LG