Ndërlidhjet

Arrestohet një taxhik për përhapje të ekstremizmit


Ilustrim
Ilustrim

Autoritet në Rusinë veriperëndimore e kanë arrestuar një qytetar të Taxhikistanit me dyshimin e promovimit të ekstremizmit islamik.

Zyrtarët e sigtueisë në rajonin ku është bërë arrestimi kanë se 20 vjeçari, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar me akuzën se ka bërë “thirrje publike për të kryer aktivitete terroriste”.

Hetuesit thonë se ky djal ka bërë thirrje përmes internetit te të gjithë myslimanët në Rusi që t’i bashkohen militantëve islamik në Lindje të Mesme dhe ish Bashkimin Sovjetik.

Policia thotë se kanë gjetur materiale me përmbajtje ekstreme në banesën e të arrestuarit.

XS
SM
MD
LG