Ndërlidhjet

BE diskuton krizën me migrantë


Ilustrim
Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mbajnë sot një samit urgjent për të diskutuar mënyrat se si të ndalet fluksi i migrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes Mesdheut.

Pritet që udhëheqësit të angazhohen në përpjekje sistematike për të identifikuar, kapur dhe shkatërruar anijet para se të përdoren nga trafikantët.

Liderët e BE-së po ashtu pritet të zotohen për financimin shtesë të patrullave detare.

Mbi 800 njerëz kanë vdekur pasi anija e tyre, e cila është nisur nga Libia, është mbytur të dielën në ujërat e Mesdheut.

XS
SM
MD
LG