Ndërlidhjet

Papa viziton Kubën në shtator


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku do të udhëtojë në Kubë në muajin shtator, ka bërë të ditur Vatikani.

Në deklaratë thuhet se Papa do të qëndrojë në Kubë “me ftesë të autoriteteve civile dhe peshkopëve të Kubës”.

Papa vlerësohet se ka ndihmuar përmirësimin e marrëdhënieve Kubë-SHBA dhjetorin e kaluar, pas dekadave të armiqësive midis dy vendeve.

Françesku, 78-vjeçar, do të jetë Papa i tretë që viziton Kubën, pas Gjon Palit më 1998 dhe Benediktit më 2012.

XS
SM
MD
LG