Ndërlidhjet

Lavrov: SHBA po shkel armëpushimin në Ukrainë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka thënë Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, se programi, sipas të cilit, trupat amerikane trajnojnë forcat e Gardës Kombëtare të Ukrainës është shkelje e marrëveshjes për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Lavrov i ka bërë këto akuza gjatë një bisede telefonike me Kerryn.

Shtetet e Bashkuara i hedhin poshtë ato.

Rreth 300 paratrupa amerikane janë duke trajnuar forcat ukrainase, që luftojnë separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Konflikti në këtë zonë ka lënë mbi 6,100 persona të vrarë qysh në muajin prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG