Ndërlidhjet

Franca parandalon pesë sulme terroriste


Kryeministri i Francës, Manuel Valls.
Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Policia franceze ka parandaluar pesë sulme terroriste në muajt e fundit, ka bërë të ditur kryeministri Manuel Valls.

Ai ka thënë se sulmi i fundit ka qenë i planifikuar në kishat në Villejuif, jashtë Parisit.

Një algjerian është arrestuar të dielën, në lidhje me komplotin e dyshuar.

“Kërcënimi nuk ka qenë kurrë më i madh. Ne nuk jemi përballur kurrë me këtë lloj të terrrorizmit në historinë tonë”, ka thënë Valls për radion France Inter.

Ai ka shtuar se 1,573 shtetas ose banorë të Francës janë implikuar në “rrjete terroriste” – 442 prej të cilëve besohet se ndodhen në Siri.

Militantët islamikë kanë vrarë në muajin janar 17 persona në dhe përreth Parisit.

XS
SM
MD
LG