Ndërlidhjet

Kosovë: 317 kilogramë mbeturina për kokë banori


Kosovë
Kosovë

Në Kosovë 317 kilogramë mbeturina komunale është mesatarja e gjeneruar për kokë banori, apo vetëm në rajonin e Prishtinës, për vitin 2013 sasia e mbeturinave komunale ka arritur 1.4 kilogramë në ditë për një banor.

Kështu thuhet në raportin e fundit “Disa fakte mbi mjedisin 2015” të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, (ASK) ku tregohet se në Kosovë grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 69 për qind, ndërsa në banim kolektiv ka qenë 31 për qind.

Gjithsej sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë për vitin 2013, ka qenë 574,817 ton.

Por, sipas raportit vërehet se në sektorin e mjedisit numri i punëtorëve është jashtëzakonisht i vogël.

“Janë vetëm 0.3 për qind e numrit të përgjithshëm të të punëtoreve. Kurse të punësuarit në sektorin për Kulturë dhe Rekracion në vitin 2013 ka arritur ngritje në 1.3 për qind në krahasim më vitet tjera", thuhet në raport.

Sidoqoftë, edhe raportet e organizatave ndërkombëtare kanë thënë se Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore.

Sipas një analize të mëhershme të Bankës Botërore është thënë se një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës kanë marrë përmasa alarmante dhe gjendja po keqësohet në Kosovë çdo ditë e më shumë.

Kosova edhe në një analizë të Bankës Botërore është kritikuar për degradimin e mjedisit. Analiza shqyrton gjendjen epidemiologjike që popullata i ekspozohet ndotjes mjedisore dhe rritjes së rrezikut shëndetësore

XS
SM
MD
LG