Ndërlidhjet

Helmim masiv i fëmijëve në Sarajevë


Mbi 70 fëmijë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike të Sarajevës, për shkak të temperaturës së lartë, diarresë dhe të vjellave.

Të gjithë ata vijnë nga kopshti “Fëmijët e Sarajevës”.

Autoritetet spitalore besojnë se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi.

“Shtatëdhjetepesë fëmijë kanë ardhur në njësinë e sëmundjeve infektive të Qendrës Klinike të Sarajevës, pasi dyshohet se janë helmuar. Deri më tash, 27 nga ta janë hospitalizuar”, ka thënë zëdhënësja e spitalit, Azra Dedajiq.

XS
SM
MD
LG