Ndërlidhjet

Ish-shefi i CIA-s dënohet me liri me kusht


Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus.
Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus.

Ish-shefi i CIA-s, David Petraeus, është dënuar me dy vjet liri me kusht dhe me një gjobë prej 100,000 dollarësh, për keqpërdorim të informacioneve të klasifikuara.

Dënimi nga gjykata federale në Karolinën e Veriut vjen dy muaj pasi gjenerali i pensinuar ka pranuar fajësinë.

Petraeus, i cili ka shërbyer edhe si komandant i lartë i SHBA-së në Irak dhe Afganistan, ka pranuar se i ka dhënë infirmacione oficeres ushtarake, Paula Broadwell, e cila ka shkruar biografinë e tij.

Petraeus ka dhënë dorëheqje nga CIA në vitin 2012, pasi është zbuluar se ai ka pasur aferë me Broadwellin.

XS
SM
MD
LG