Ndërlidhjet

Pakistan: Vritet aktivistja e të drejtave të njeriut


Sabeen Mehmood
Sabeen Mehmood

Një aktiviste për të drejtat e njeriut në Pakistan është vrarë nga të shtënat që janë bërë prej një motoçiklete në lëvizje në Karaçi.

Sabeen Mehmood, ka qenë rrugës për në shtëpinë e saj dje kur persona të armatosur e kanë vrarë me armë zjarri.

Nëna e saj, e cila ishte së bashku me të, është plagosur.

Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Mehmood, e cila ka qenë drejtoreshë e fondacionit bëmirës “Kati i Dytë”, shpesh herë është kërcënuar me vrasje.

Kjo organizatë posedonte një kafiteri dhe një dyqan librash ku rregullisht janë mbajtur diskutime rreth të drejtave të njeriut.

Sulmi ka ndodhur pak pasi Mehmood ka organizuar një diskutim rreth abuzimeve me të drejtat e njeriut në krahinën e trazuar të Baloçistanit.

Ky diskutim fillimisht ishte paraparë që të organizohet në universitetin e Lahores, mirëpo autoritetet e patën bllokuar këtë mundësi, raportojnë mediat pakistaneze.

XS
SM
MD
LG