Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten pesë anëtarë të një familjeje


Ilustrim
Ilustrim

Pesë pjesëtarë të një familje afgane janë vrarë nga një granatë që e ka goditur shtëpinë e tyre në pjesën lindore të vendit.

Autoritetet krahinore kanë thënë se viktimat përfshijnë katër gra dhe një burrë.

11 anëtarë të tjerë të kësaj familjeje janë lënduar në këtë sulm.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky granatim ka ndodhur vetëm pak ditë pasi talibanët kanë njoftuar se do të nisin ofenzivën pranverore.

XS
SM
MD
LG