Ndërlidhjet

Kerry takon sot homologun iranian


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot në Nju Jork ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se Kerry dhe Zarif do të takohen në margjina të konferencës së shqyrtimit pesëvjeçar të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore.

Takimi vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqi të tjera botërore po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje përfundimtare me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Marrëveshja kornizë është arritur më 2 prill, ndërsa afati për finalen është 30 qershori.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani duhet të frenojë aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Shumë vende të Perëndimit dyshojnë se Irani po punon fshehurazi në krijimin e armës bërthamore, por Republika Islamike thotë se programi i saj atomik ka vetëm qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG