Ndërlidhjet

Tri ruse dënohen me burg për “vallëzim erotik”


Pamje nga videoja e vajzave të dënuara...
Pamje nga videoja e vajzave të dënuara...

Tri vajza ruse janë dënuar me burg, pasi kanë incizuar një video “provokuese” pranë një Memoriali të Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata e Qarkut në qytetin Novorosisk i ka shpallur ato fajtore për huliganizëm, më 25 prill.

Njëra nga to është dënuar me 15 ditë burgim, dy me nga 10 ditë, ndërsa dy të tjera me gjobë.

Prokurorët kanë thënë se “vallëzimi erotik dhe seksi” tregon mosrespekt për kujtimin e atyre që kanë luftuar në Luftën e Dytë Botërore.

Zyrtarët kanë thënë se prindërit e vajzave të mitura në video do të ndiqen penalisht po ashtu.

XS
SM
MD
LG