Ndërlidhjet

Savchenko mund të dërgohet në spital civil


Pilotja, Nadia Savchenko
Pilotja, Nadia Savchenko

Pilotja e ushtrisë ukrainase, Nadia Savchenko mund të transferohet në spitalin civil pasi e ka vazhduar grevën e urisë që ajo po e mban si protestë ndaj burgosjes së saj në Rusi.

Zëdhënësja e shërbimit federal rus të burgjeve, Kristina Belousova, ka thënë sot se shëndeti i Savchenkos është perkeqësuar befas pasi ajo ka refuzuar që të ushqehet gjatë fundjavës.

Ajo ka thënë se Savchenko do të transferohet në një spital civil nëse për këtë ka nevojë.

Avokati i pilotes ukrainase, Mark Feigin, ka thënë se klientja e saj nuk do e kundërshtojë dërgimin në spitalin civil.

Ajo po mbahet në paraburgim prej korrikut kur siç thotë ajo është dërguar ilegalisht në Rusi pasi është kidnapuar nga rebelët pro rusë në vendin e saj.

Ajo akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë që kanë vdekur gjatë konfliktit në lindje të Ukrainës, si dhe kalim ilegal të kufirit.

Ajo ka mbajtur grevë urie për më shumë se 80 ditë gjatë dimrit.

XS
SM
MD
LG