Ndërlidhjet

OSBE: Votuesit kazakë, mundësi të kufizuara në zgjedhje


Zgjedhjet në Kazakistan
Zgjedhjet në Kazakistan

OSBE-ja ka dal me qëndrim se votuesit në zgjedhjet presidenciale në Kazakistan kanë pasur mundësi të kufizuara për shkak të ndalesave në lirinë e shprehjes dhe mungesën e opozitës reale.

Cornelia Jonker, shefe e misionit vëzhgues të OSBE-së, (ODIHR) ka thënë sot se zgjedhjet e djeshme në të cilat presidenti aktual, Nursultan Nazarbaev, ka fituar rreth 98 % të votave, nuk ka pasur “opozitë të besueshme”.

Ajo ka thënë se presidenti aktual dhe partia e tij politike e dominon politikën dhe se votuesve nuk iu është ofruar zgjedhje të sinçertë në mes të alternativave politike.

Ndërkohë, një vlersësim pozitiv për zgjedhjet e ka dhënë Dmitry Mezentsev, udhëheqësi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait.

XS
SM
MD
LG