Ndërlidhjet

BE: Prishtina dhe Beogradi, të bëjnë më shumë për fatin e të pagjeturve


Samuel Zbogar - Arkiv
Samuel Zbogar - Arkiv

Në Ditën e të Pagjeturve, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së , Samuel Zbogar ka thënë se Brukseli qëndron i bashkuar nëkujtim me familjet e viktimave tëzhdukura gjatë mizorive tëkryera nëKosovë më 1999.

"Zbulimi i sëvërtetës në mënyrëqët'u mundësohet familjeve tëviktimave tëmbajnë zi për të dashurit e tyre mbetet njëdetyrë urgjente dhe bashkë me gjetjen e përgjegjësve për krimet dhe ndjekjes sëtyre në mënyrëqë të sillen para drejtësisë, është parakusht për pajtim midis komuniteteve", ka deklaruar ai.

Bashkimi Evropian, ka vijuar ai, u bën thirrje autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd që ti rrisin angazhimet politike të qeverive të tyre dhe mbështetjen për informacionet e reja lidhur me fatin dhe vendndodhjen e personave tëpagjetur dhe lokacioneve të reja të varreza.

"BE-ja do tëvazhdojë të sigurojë mbështetje politike dhe financiare për këtëproces.Mëkonkretisht, Zyra e BE-së në Kosovëpo e shqyrton mundësinëe zotimit deri nëfund tëkësaj vere deri në 350.000 EUR për tëmundësuar testet e ADN-sëpër rastet e gjetura gjatë vitit 2014 dhe tëeshtrave tëreja qëpritet tëgjenden", thuhet në deklaratën e Zbogar.

XS
SM
MD
LG