Shoferët e kamionëve që transportojnë mallra nga portet më të ngarkuara amerikane kanë nisur grevë si protestë për rrogat dhe statusin e tyre.
Greva e sotme në portet e Kalifornisë jugore nuk dihet nëse ka përfshirë të gjithë shoferët e kamionëve, mirëpo nuk pritet që të gjitha portet të mbyllen.
Sipas sindikatës së tyre, shoferët e kamionëve kanë qenë viktimë e “vjedhjes së rregullt të rrogave” nga punëdhënësit pasi shoferët nuk konsiderohen si punonjës me kontratë, por si kontraktor të pavarur.
Kompanitë e kamionëve transportuesë kanë thënë se shoferët grevistë janë një ‘minoritet i zëshëm’ dhe se ndalimi i punës do të ishte katastrofal për industrinë.