Ndërlidhjet

SBASHK-u: Grevë e mësidhënësve që nga e mërkura


Ilustrim
Ilustrim

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka marrë vendim përfundimtar që mësimdhënësit në Kosovë të hyjnë në grevë që nga dita e mërkurë, 29 prill.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Rexhep Sadiku, nënkryetar i SBASHK-ut. Sipas tij, greva nisë si pasojë e, siç ka thënë ai, shkeljes së marrëveshjes nga ana e Qeverisë së Kosovës, përkatësisht tri ministrive të saj, asaj të Shërbimeve Publike, Financave, si dhe e Arsimit.

"Greva e mësimdhënësve do të nisë që nga e mërkura dhe do të zgjasë deri sa ministritë nuk e përmbushin marrëveshjen, që nënkupton përmirësimin e listave. Përfaqësuesit e qeverisë kanë premtuar se do ta bëjnë këtë, por ne më nuk kemi besim në premtime, në qoftë se kjo nuk bëhet fakt", ka thënë Sadiku.

Ai ka shtuar se paratë për pagat e mësidhënësve për muajin prill, nuk korrespondojnë me vitet e punës, e madje në lista nuk janë përfshirë as punëtorët e arsimit prej vitit 2008, si dhe administrata.

XS
SM
MD
LG