Ndërlidhjet

Tajlandë: Konfiskim i fildishit në vlerë prej 6 milionë dollarëve


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet doganore të Tajlandës, kanë thënë sot se kanë konfiskuar një sasi tejët të madhe të fildishit afrikan, më sakt rreth 3 tonë të çatallit që ka vlerën rreth 6 milionë dollarë.

Fildishi ishte fshehur në një dërgesë të gjetheve të çajit me origjinë nga Kenia, raporton Reuters.

Tajlanda si destinacioni kryesor për fildishin e kontrabanduar të Afrikës, ka pak kohë të mbyll tregun ilegal të fildishit apo të përballet me sanksione nga Konventa e Tregtisë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara (CITES).

Ky është konfiskimi i dytë i madh i fildishit nga Afrika brenda një jave.

Në vitin 2013, mbi 20 mijë elefant afrikanë janë vrarë për fildish, thuhet në një raport të CITES.

XS
SM
MD
LG